Maroko gjysëmfinalisti i parë i Lojërave Olimpike

Kombëtarja e Marokos në futboll është gjysëmfinalisti i parë i Lojërave Olimpike ”Paris2024”.
Në ndeshjen qerekfinale, Maroko shënoi fitore bindëse ndaj ShBA-së, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Golashenuesi më i mirë deri më tani në ”LO”, Soufiane Rahimi hapi serinë e golave në minutën e 29-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.
Ilias Akhomach dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të.
Shtatë minuta më vonë, futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi vulosi fitoren e Marokos.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi El Mehdi Maouhoud, në 90+1, nga penalltia.
Në gjysëmfinale Maroko e pret fituesin e ndeshjes Japoni – Spanjë./IndeksOnline/