13:23 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Marre: 114 deputetët nënshkruajnë për mëditje, vetëm 32 janë në sallë

Albert Krasniqi, analist nga KDI, njëherit monitorues i Kuvendit ka dhënë detaje për praninë e ministrave e deputetëve në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në sallë nuk është asnjë deputetë, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, në listë janë nënshkruar 114 deputetë, kurse të pranishëm janë 32.

Në mungesë të kuorumit, shumë projektligje janë zvarritur dhe shumë seanca janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. /Indeksonline/