13:52 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Marre, pa e nisë mbarë Kosova, po prishen rrethojat e stadiumit në Prishtinë

Investimi i madh që është bërë për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” ka filluar të prishët ende pa u luajtur asnjë lojë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës.

Rrethojat e stadiumit nga ana lindore janë shkatërruar vetëm disa ditë pasi është marrë licenca zyrtare nga UEFA, shkruan indeksonline.

Shkaktar të këtij dëmi mund të ketë qenë një veturë, pasi pjesët e thyera të saj ende qëndrojnë të rrethojat e dëmtuara.

Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë para se Kosova ta zhvilloj ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe. /IndeksOnline/