10:06 / E Premte, 23 Mars 2018

Marre, viti 2018 Kosova përballet me reduktime të energjisë elektrike

Gjendja me energji elektrike në vend ka kohë që është çrregulluar. E kjo situatë është më e rënduar në vendet rurale të cilat po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Pavarësisht arsyetimeve të përgjegjësve, banorët janë të revoltuar më situatën e paraqitur.

KEDS sot njofton se nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B KOSTT ëska kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje o vazhdon edhe sot.

“Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”, thuhet në njoftimin e KEDS./Indeksonline/

Mos i humb