16:02 / E Enjte, 21 Qershor 2018

Mirëpritet vendimi i BB për energji të pastër në Kosovë

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), vlerëson vendimin e fundit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin e energjisë së pastër në Kosovë dhe rajon, përmes së cilës ofrohet mundësia e tranzicionit të sektorit të energjisë, i cili ngërthen një ekonomi stabile dhe me bazë energjinë e pastër.

Me këtë vendim, Banka Botërore përcaktohet për të zbatuar një plan modern, të qëndrueshëm dhe të pastër të energjisë për vendin, e me ndikim pozitiv për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ky është një tregues i madh i zbatimit të strategjisë së Bankës Botërore për zhvillimin e gjelbër e në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, thuhet në komunikatë.

Duke e kuptuar rolin vendimtar të Bankës Botërore në avancimin e sektorit të energjisë së pastër në Kosovë, KOSID shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në orientimin e sektorit të energjisë në Kosovë drejt investimeve në efiçiencë të energjisë, burime të ripërtërirë dhe interkoneksion, investime që mundësojnë diversifikimin e burimeve të energjisë dhe krijimin e sigurisë së energjisë në përputhje me objektivat dhe kriteret e Bashkimit Evropian.

Temat: