13:06 / E Enjte, 29 Nëntor 2018

Qendra e Prishtinës pa energji elektrike

KEDS njofton se që nga ora 12:00 për shkak të rënies nga puna të nënstacionit të KOSTT-it, Prishtina I 110 kV, pjesa qendrore e Prishtinës është pa energji elektrike.

“Po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie”, ka thënë zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala.

Ai thotë se për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë duhet tu drejtoheni KOSTT-it./Indeksonline/