75 Mall Live Search
11:14 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Marrëdhëniet midis Shaqirit dhe Petkoviqit mbesin të komplikuara

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Kombëtarja e Zvicrës vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Mesfushori shqiptar nuk është duke e kaluar mirë me trajnerin Vladimir Petkoviq.

Krejt mosmarrëveshja ka lindur kur Petkoviqi ka refuzuar që t’ia jepte shiritin e kapitenit Shaqirit.

Gjatë kësaj jave ishte planifikuar që drejtori i Kombëtares, Pierluigi Tami dhe Vladimir Petkoviq ta vizitonin Shaqirin në Liverpool, por trajneri boshnjak e ka anuluar shkuarjen, duke e lënë Tamin të vetëm në bisedime, transmeton Indeksonline.

Të premten, Zvicra do të publikojë listën për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, por sipas të gjitha gjasave Shaqiri nuk do të jetë pjesë e saj, ngase është i lënduar.

Trajneri Jurgen Klopp në konferencën e fundit të shtypit ka thënë se mesfushori shqiptar është duke u rehabilituar. /Indeksonline/