15:40 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Marrëveshejt e firmosura me Shqipërinë, takohen komisionet e të dyja vendeve

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Komisionin për Politikë të Jashtme të Shqipërisë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëveshjet e firmosura nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sot takuam Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë, kryesuar nga znj. Kodheli.

Në këtë takim u diskutuan çështjet lidhur me arritjet e marrëveshjeve dhe protokolleve të firmosura nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, bashkëpunimi në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale, nevoja e koordinimit për qasjen ndaj diasporës, ecuria e dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësia e një strategjie të mirëkoordinuar të lobimit për anëtarësimin e Kosovës, përparimin e procesit të njohjeve dhe finalizimin e dialogut me njohje të ndërsjelltë mes vendeve.

Image may contain: one or more people and people standing
Image may contain: 1 person, sitting and indoor