Marrëveshja e sigurisë shërben si urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, thotë Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se pakti dypalësh i sigurisë që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan të enjten do të shërbejë si një urë në përpjekjen e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.
“Ai thotë se Amerika mbështet anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe njeh se marrëveshja jonë e sigurisë është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, tha Zelensky në një konferencë shtypi me presidentin amerikan, Joe Biden, shkruan CNN.
“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ukrainasit dhe për të gjithë evropianët të dinë se nuk do të ketë deficit sigurie në Evropë, gjë që e tundon agresorin në luftë dhe e bën të ardhmen të pasigurt,” shtoi ai.