15:53 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / Blerim

Marrëveshja e Washingtonit/SHBA ia dorëzon Kurtit “Raportin për Ujmanin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës, raportin e Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit. I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northëest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Ëashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndryshe, në Qeverinë e Kosovës ditë më parë kanë deklaruar se kjo marrëveshje nuk ka asnjë vlerë juridike.

Për të parë raportin e plotë kliko KËTU.