Marrëveshja mes Wilder dhe Furyt: A do të kemi një revansh?
Tyson Fury pritet se do të përballet me Deontay Wilder në një revansh, pasi që të dy bokserët e kanë shprehur dëshirën që të përbalen me njëri-tjetrin.
Amerikani, Wilder e ka mbrojtur titullin e peshave të rënda pasi përballja e sotme me Furyn përfundoi baras.
Wilder mori pikët, 115-11, derisa Fury mori 114-112, derisa e fundit përfundoi 113-113, transmeton IndeksOnline.
Fury u nokautua dy herë, në raundin e nëntë dhe të dhjetër, por nuk arriti t’ju shmangej goditjeve të Wilder.
Ai ishte i bindur, megjithatë, se e ka merituar fitoren, derisa Wilder besonte se ka bërë mjaft që ta arrinte një triumf.
Por, të dy u pajtuan për një gjë – se revanshi do të ndodhë – dhe atë shumë shpejtë.
”Revanshi do të ndodhë, ju garantoj për këtë”, tha Wilder./IndeksOnline/