75 Mall Live Search
08:15 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Marrëveshje e përbashkët e Milanit dhe Chelseat, Morata-Donnarumma!

Skuadra e Chelseat dhe ajo e Milanit po përgatisin një marrëveshje të përbashkët.

Sipas mediave në Itali, Milani dëshiron me cdo kusht sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, transmeton IndeksOnline.

Për t’ia lëshuar Moratan klubi londinez ka kërkuar një bashkëpunim me italianët. Ata i kanë kërkuar kuqezinjve portierin Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma është vetëm 19-vjeçar dhe ka bërë afro 100 paraqitje në Serie A. Ai po kërkohet nga shumë klube, por Blutë e Londrës duken si favoriti kryesor.

Në anën tjetër, Morata ka qenë dhe është një objektiv kryesor i Milanit. Para se të shkonte në Chelsea, spanjolli mori disa oferta “bombastike” nga ana e italinëve.

Chelsea e do Donnarumman si zëvendësues të Courtois, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Stamford”./IndeksOnline/