21:07 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: FIFA zgjedhë portierin më të mirë të vitit

Ka filluar tashmë ceremonia e madhe e FIFA-s, ”The Best”.

Pas kompletimit të mysafirëve të ftuar, ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA.

Pas ”Puskas Award” dhe çmimit për trajnerin më të mirë të vitit, tani FIFA ka zgjedhur edhe portierin më të mirë të vitit.

Në këtë çmim janë të nominuar Thibaut Courtois, Hugo Lloris dhe Kasper Schmeichel, transmeton IndeksOnline.

Dhe çmimi i takon portierit belg, Thibaut Courtois.

Portieri i Real Madridit drejtoi Belgjikën deri në gjysmëfinalen e Botërorit me pritjet e tij impresive./IndeksOnline/