20:01 / E Hënë, 09 Prill 2018

“Godet” klubi kosovar, arrin marrëveshje me “NIKE” (Foto)

Skuadra e Prishtinës në futsall ka arritur marrëveshje të madhe për sezonin e ri.

Sipas faqes zyrtare, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje me kompaninë “NIKE” për edicionin e ri, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton faqja, në ditët e ardhshme do të bëhet prezantimi dhe nënshkrimi i kontratës mes klubit dhe “NIKE-s”.

Kjo lirisht mund të thuhet se është marrëveshja e parë historike dhe më e madhe nga një klub kosovar./IndeksOnline/