75 Mall Live Search
10:57 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Marrëveshje rekorde, kjo është oferta e pranuar për shitjen e klubit të Chelseat

Chelsea ka njoftuar këtë të shtunë se një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni amerikan, Todd Boehly, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin.

Pjesë e grupit se Bohelyt janë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss.

Klubi nga Londra nuk e ka bërë të ditur ende se me cilin çmim është shitur, por besohet se është një çmim rekord.

Sipas “The Mirror”, marrëveshja për shitjen e klubit nga Premierliga kap shifrën prej 4.25 miliardë funteve.

Chelsea edhe zyrtarisht me pronarë të rinj pritet në fund të këtij muaji, transmeton expres.

“Blutë” njoftuan se finalizimi i plotë i marrëveshjes pritet të bëhet në fund të majit.