17:52 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Marshi për të pagjeturit në Kosovë përmes pamjeve

Sot në Prishtinë në pasdite në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur është mbajtur një marsh i qytetarëve në nderim të 1 648 personave  të pagjetur nga lufta e viteve 1998-1999.

Marshit në fjalë iu bashkuan edhe drejtues të institucioneve të Kosovës dhe po ashtu diplomtatë ndërkombëtarë të vendin tonë..

Në fund të këtij aktiviteti, liderët, diplomatët dhe familjarët e të pagjeturëve vendosën kurora lules në momumentin e ngritur në nderim të personave të pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline ua sjellë disa pamje nga marshi protestues në Prishtinë: