16:17 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Ngatërron marshin e shpejtësive, 17-vjeçarja bie nga testi i vozitjes

Një femër 17 vjeçare, e cila ishte duke bërë testin e vozitjes për të marrë patentë shoferin, shkaktoi një aksident duke u përplasur në murin e një ndërtese.

Cfarë ndodhi saktësisht? Sipas departamentit të policisë në Buffalo, studentja thjesht ngatërroi marshin e shpejtësive, në vend se të shkoj prapa zgjodhi gabimisht marshin e përparm.

Për fat të mirë thuhet që nuk ka lëndime serioze, por instruktori i makinës i cili ishte në të djathtë është dashur të dërgohet në spital për disa lëndime të lehta. /IndeksOnline/