75 Mall Live Search
23:15 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Gj Sh

Marsi në Deçan do të jetë me një garë interesante

Deçani po pasurohet me një qendër të re skijimi, e quajtur “Bjeshka e Madhe”, një investim që pritet t’i japë hov zhvillimit të turizmit dimëror dhe sporteve të borës në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, i cili ka njoftuar se në muajin mars të këtij viti do të organizohet një garë promovuese për të shënuar funksionalizimin e kësaj qendre, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, gara do të zhvillohet nën organizimin e Federata Skitare e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet relevante shtetërore, duke synuar promovimin e kapaciteteve të reja sportive dhe turistike që ofron “Bjeshka e Madhe”.

Kjo qendër pritet të krijojë mundësi të reja për sportistët vendorë, si dhe të tërheqë vizitorë nga vendi dhe rajoni, duke e shndërruar Deçanin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit dimëror në Kosovë./IndeksOnline/