23:20 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Marta kalon Klosen, bëhet golashënuesja më e mirë e Kupës së Botës

Miroslav Klose deri sot ka qenë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës. Ish-sulmuesi gjerman ka shënuar 16 gola në 24 paraqitje në katër Kampionate të ndryshme.

Por nga sot primatin do të mbaj sulmuesja brazilane, Marta. Në ndeshjen kundër Italisë 33 vjeçarja realizoi golin e 17 në Kupën e Botës.

Këtë shifër braziljanja mund ta rris pasi që ka siguruar kalimin në fazën tjetër dhe ka të paktën edhe një ndeshje për të zhvilluar.

Futbollistja më e mirë në histori të futbollit të femrave ka shënuar 112 gola në 145 paraqitje me kombëtaren. /IndeksOnline/