75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

“Martesa” e 2 grave në bashkinë e Tiranës, At Grigor Pelushi: Po imponohet nga shteti me forcë, por ne nuk duhet …

Martesa e dy grave LGBT në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ka sjell një seri reagimesh gjatë ditës së djeshme.

At Grigor Pelushi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se shoqëria është ende e papjekur për të mirëpritur këto ndryshime aq të mëdha pasi cenohet familja tradicionale për të cilën kemi luftuar për ta pasur me këto norma dhe këto vlera.

“Unë besoj që është një ekspozim i forcës, pra të imponohet nëpërmjet forcës. Nuk besoj se kjo do të kaloj. Kjo është një tendencë.

Madje mënyrat apo metodat që ndiqen janë shpeshherë dinake dhe tinëzare që përpiqen me çdolloj kushti me çdolloj forme t’i imponohen shoqërisë. Ne nuk duhet që të flejmë gjumë.

Gjej rastin t’i ftoj të gjithë dhe të bëjmë të pamundurën për familjen. Gjithsecili prej nesh mund ta bëj këtë. Në qoftë se kemi një familje, të kujdesemi sa më shumë për atë”, u shpreh ndër të tjerash At Grigor Pelushi.