Martin Freeman në lidhje me aktoren 21 vjet më të re

Martin Freeman, i cili njihet më mirë nga roli i tij në Sherlock, Black Panther dhe The Hobbit, u pa me krah të aktores franceze Rachel Mariam!
Aktori 49-vjeçar dhe aktorja dhe shkrimtarja 28-vjeçare u fotografuan së bashku në fillim të këtij muaji në Londër.

Dyshja u pa për herë të parë së bashku në qershor.
Kujtojmë që në fund të vitit 2016, Martin dhe ish partnerja e tij, Amanda Abbington u ndanë pas 15 vitesh.

Amanda dhe Martin ndajnë fëmijët Joe , 14 vjeç dhe Grace , 12 vjeç./Indeksonline/