19:58 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Martohet modelja e njohur, publikon imazhet e para nga dasma

Supermodelja Karlie Kloss u martua me Joshua Kushner në një ceremoni surprizë me 18 tetor në qytetin e Nju Jork-ut, lajm e bëri të ditur vetë modelja përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale vetëm një ditë më vonë.

26 vjeçarja, ka vazhduar me postimin e imazheve të reja nga ceremonia përrallore e dasmës, duke ndarë me adhuruesit e saj fotografi nga momenti i puthjes së parë me bashkëshortin, shkruan Indeksonline.

Çifti shkuan drejt altarit në një ceremoni të vogël dhe private me 80 të ftuar, tre muaj pasi që Kushner, 33 vjeçar i propozoj të dashurës së tij prej tri vitesh. Modelja ka postuar edhe disa imazhe me tri motrat e saj, Kimberly, Kariann dhe Kristine, të cilat ishin shoqëruese të nuses në ditën e saj më të madhe.

Dyshja e famshme janë në lidhje që nga viti 2012, por dolën publikisht vetëm në vitin 2015./Indeksonline/

 

Temat: