”Masakër” në Madrid! Atletico bën ligjin, Barcelona vetëm spektatore
Atletiko Madrid ka shënuar fitore bindëse ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.
Rezultati përfundimtar në ”Metropolitano Stadium”, ishte 4-0, shkruan IndeksOnline.
Spektakli nisi që nga minuta e 6-të, kur portieri i Barcës, Joan Garcia shënoi një autogol qesharak.
Nuk vonoi shumë dhe Antoine Griezmann dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të.
Transferi më i ri i Atletikos, Ademola Lookman shënoi golin e tretë, në minutën e 33-të.
Fitoren e Atletikos e vulosi goli i Julian Alvarez, në 45+3.
Me këtë rezultat, Atletiko Madrid është një hap larg finales, pasi Barcelona do të duhet të bëj një rikthim të madh në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 3 mars në stadiumin ”Camp Nou”./IndeksOnline/

