12:35 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Masat e reja anti-Covid, Zemaj ka një njoftim për shkollat

Gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai tha se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me COVIDIn-19 dhe me gripin sezonal.

“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurtohet gjysmëvjetori i parë dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me Covid-19”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku kanë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.

Ndërsa për masa të tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orës 19:00, në komunat që janë në “Zonë të kuqe” dhe se vendimet e tjera do të jenë varësisht nga situata.