19:02 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Mascherano jep një deklaratë vërtetë befasuese për Messin

Javier Mascherano ka dhënë një deklaratë vërtetë befasuese për Lionel Messi. Lojtari i skuadrës kineze, Hebei Fortune mendon se Messi është aktualisht më i mirë se sa kur i kishte fituar pesë Topa të Artë.

“Ai është një lojtar unik, një lojtar që ndoshta nuk do ta shohim më. Evoluimi i Messit është vërtetë i veçantë, por unë mendoj se ai është tani më i mirë se sa kur i kishte fituar pesë Topa të Artë” ka thënë Mascherano./Indeksonline/