16:24 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është goli i vetëm i Mascheranos me Barcelonën (Video)

Javier Mascherano i është bashkuar klubit të Superligës Kineze, Hebei China Fortune, nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Argjentinasi gjatë shtatë sezone e gjysmë te Barca ka arritur të shënoj vetëm një gol në 203 ndeshje të luajtura.

Golin e vetëm Mascherano e shënoi kundër Osasunas në ndeshjen e La Ligas me 26 prill të vitit të kaluar. /IndeksOnline/