14:24 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

9 sezone, 2 gola – Mascherano sapo shënoi në Kinë (Video)

Javier Mascherano ka shënuar gol në humbjen e skuadrës së tij Hebei 2 me 3 ndaj Shandong Luneng.

Ish-lojtari i Barcelonës, shënoi në minutën e 78’të, për rezultatin 1 me 1, shkruan IndeksOnline.

Ylli argjentinas, qëndroi te Barcelona tetë vite, por shënoi vetëm një herë – kurse te ekipi kinez për tetë ndeshje ka gjetur rrugën e golit.

Madje futbollisti 33 vjeçar, duke llogaritur ndeshjet me Barcelonën, në 9 sezone ka shënuar vetëm 2 gola.

Golin e dytë për ekipin e tij e shënoi Hernanes, ish-lojtari i Lazios, Interit dhe Juventusit.

Në anën tjetër, futbollisti i njohur për tifozët e Premierligës, Papis Cisse shënoi dy gola për skuadrën e Luneng, duke ia siguruar kualifikimin për në fazen tjetër të Kupës së Kinës./IndeksOnline/