07:24 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

MASHT diskuton për Maturën Shtetërore

Komisioni i Maturës Shtetërore, sot do të mbajë takim nga ora 14:30 ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018.

Në këtë takim do marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ku pas takimit, do të mbahet konferencë për media.

Po ashtu do të publikohen edhe datat e mbajtjes së Maturës Shtetërore 2018.