15:20 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

MASHT merr dy vendime të rëndësishme për provimin e maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit.

Këto vendime, Ministri i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shtetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi  në mbledhjen e mbajtur sot.

Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefonat mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit.