21:36 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

MASTERCARD gjobitet nga BE-ja me mbi 570 milionë euro

Mastercard është gjobitur me 570.6 milionë euro nga Komisioni Evropian për shkeljen e rregullores anti-trust të BE-së.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se gjiganti i kartelës ishte fajtor për pengimin e qasjes së tregtarëve në shërbimet e pagesave me kartë ndërkufitare.

Kjo mundësi e kufizuar për tregtarët për të përfituar nga kushtet më të mira të ofruara nga bankat e themeluara diku tjetër u cilësua si shkelje e ligjit të konkurrencës.

Komisionerja Margrethe Vestager tha: Konsumatorët evropianë përdorin kartat e pagesave çdo ditë, kur blejnë ushqime ose rroba ose bëjnë blerje online . Duke parandaluar tregtarët nga blerjet për kushte më të mira të ofruara nga bankat në shtetet tjera anëtare, rregullat e Mastercard kanë rritur artificialisht kostot e pagesave me kartela, duke dëmtuar konsumatorët dhe shitësit në BE, transmeton Indeksonline.

Pas VISA, Mastercard është lëshuesi i dytë më i madh i kartelës së kreditit në tregun evropian si dhe ka qenë objekt i një hetimi anti-trust në BE që nga prilli i vitit 2013./Indeksonline/