20:19 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maxi Allegri konfirmon nëse Dybala do të luajë nesër

Massimiliano Allegri zbulon se Juventusi do ta ketë të gatshëm Paulo Dybalan për t’u përballur me Young Boys, por se Giorgio Chiellini nuk do të luajë.

Kampioni italian përballet me klubin zviceran në ”Allianz Stadium” nesër, dhe trajneri ka dhënë të rejat e fundit para ndeshjes së nesërme.

”Khedira nuk do të luajë nga minuta e parë, por ai do të jetë pjesë e skuadrës”, konfirmoi Allegri.

”Plani ishte që ta merrnim atë në Udine, por nëse ai mund të luajë gjysmë ore nesër, kjo do të ishte pozitive”.

”Kanë mbetur edhe dy ndeshje para pushimit internacional, dhe do të doja që t’i kem të gjithë të gatshëm”.

”Chiellini nuk do të luajë. Cancelo ka nevojë përf rikuperohet dhe Barzagli do të luajë sepse veteranët si ai janë të nevojshëm”.

”Kam disa dyshime në mesfushë, nëse duhet të luajmë me dy mesfushorë, dy qëndror ose me tre”.

”Në sulm, unë gjithnjë luaj me dy lojtarë, Mandzukic dhe Dybala. Kean është gjithashtu mirë, ashtu si edhe Bernardeschi”, u shpreh Allegri./IndeksOnline/