75 Mall Live Search
20:36 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mayweather: Ky boksier do të bëhet si unë! (Foto)

Kampioni i pamposhtur i botës në boks, 40-vjeçari Floyd Mayweather, me 50 fitore në karrierën e tij si profesionist, beson se amerikani Terence Craëford do të jetë po aq i suksesshëm sa ai në ring. Crawford, 30 vjeç, me 32 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, duelon në peshën “Welter”, ashtu si Mayweather dhe mban titujt kampionë bote në kategoritë WBC, WBO, IBF dhe WBA.

Duke folur për pasardhësin e tij, Mayweather tha: “Mendoj se bokisieri më i mirë “pound for pound” është Terence Craëford. Ai nuk ka nevojë të jetë nën patronazhin tim për famë, ai është një boksier i lirë. Mua do të më pëlqente të punoja për të. Unë e di se çfarë mund të bëj për ta çuar atë në një nivel tjetër. Ai më kujton veten kur isha në moshën e tij, ai mund të duelojë si Floyd Mayëeather”.