19:10 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Mazreku: Lajm i mirë që procesi i Kartonit të Gjelbër nis në janar

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka mirëpritur lajmin se Kosova do të nisë bisedat për kartonin e gjelbër.

“Ne si industri edhe më herët kemi kërkuar që të shikohen mundësitë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara, në mënyrë që në janar, të nisin bisedat e nevojshme për ta bërë Kosovën pjesë të kartonit të gjelbër. Ne përshëndesim këtë hap të institucioneve të Kosovës, në këtë rast të Qeverisë së Kosovës dhe BQK-së”, tha Mazreku.

Ndryshe kartoni i gjelbër, vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i kartonit të gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).