08:30 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbahen takimet mes bizneseve në Forumin Ekonomik të Diasporës

Në kuader të Forumit Ekonomik te Diasporës Shqiptare sot mbahen takimet biznes me biznes e cila do të ofroj një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare.

Takimet biznes me biznes (B2B) do të ofrojnë një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare.

Keto takimet strategjike që do të krijojnë kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport.

Më shumë se 200 biznese dhe investitorë potencialë nga Diaspora, duke përfshirë biznese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të takohen me 80 biznese nga Kosova të cilët janë gati për eksport.

Për takimet mes bizneseve (B2B), nikoqir do të jenë kompanitë kosovare të sektorëve të ndryshëm, përfshirë Përpunimin e Drurit, Veshmbathjeve, Energjisë, Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, Ushqimi dhe Pijet, e të tjera. 80 tryeza janë të caktuara për bizneset të Kosovës. Bizneset e Kosovës do të presin përfaqësues të bizneseve të Diasporës tek tryezat e tyre.

Ceremonia përmbyllëse do të ndodh rreth orës 14:30 ku Tri Deklaratat e para të marrëveshjeve/kontratave do të zyrtarizohen me mbështetje teknike nga USAID EMPOWER Sektori Privat.

Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare organizohet nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, bashkë me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me SIDA.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për të stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.

Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.