07:18 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mbahet debati për luftimin e informalitetit

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën “Luftimi i informalitetit: Hapat e deritanishëm dhe rruga përpara”.

Në takim do të diskutohet për përpjekjet e institucioneve të vendit gjatë këtyre dhjetë viteve për luftimin e ekonomisë joformale dhe rekomandimet se si të arrihet një efektshmëri më e lartë në këtë aspekt.