07:24 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Mbahet konferenca ‘FSK dhe Partnerët’, merr pjesë kryeministri

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e hapjes dhe punimet e seancës se konferencës së tetë `FSK dhe Partnerët`.

Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci.

Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.