07:01 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbahet Konventa e parë e Klubit të Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve sot mban Konventën e parë, duke filluar nga ora 09:00.

Qëllimi kryesor i këtij organizmi të kësaj konvente është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve do të jenë temat kryesore të kësaj konvente të cilat do të zhvillohen nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.

Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lancimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

Pjesëmarrësit e kësaj konvente përfshijnë prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësuesit e qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare, donator të ndryshëm dhe përfaqësues të ambasadave./Indeksonline/