18:15 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbahet kurs për vetëmbrojtje nga ngacmuesit seksual

Nga e shtuna do te fillojë seria e aktiviteteve, ushtrimeve e ligjëratave për vetëmbrojtje nga ngacmuesit seksual.

Këto aktivitete do t’i zhvillohen nga Florim Ramadani, me qëllim të mësimit të taktikave dhe mënyrave të vetëmbrojtjes përballjes me ngacmuesit, plaçkitësit apo edhe dhunuesit seksual.

Postimi i plotë:

Prej kësaj të shtune, Termokissi ka me fillu një seri të aktiviteteve që merren me ushtrime e ligjërata për vetëmbrojtje.

Këto aktivitete kanë për qëllim mësimin e taktikave dhe mënyrave të ndryshme të vetëmbrojtjes nga profesionisti Florim Ramadani.

Askush nuk është imun nga ngacmimet seksuale, tentim dhunimet, plaçkitjet dhe sulmet, edhe krejt mundem me gjet vetën në situata ku na duhen aftësi të vetëmbrojtjes.

Për këtë aryse, krejt jon të mirëseardhur pa marrë parasysh moshën, gjininë, përvojën apo çfarëdo veçorie tjetër.

Megjithatë, na inkurajojmë fuqishëm gratë dhe vajzat që me i ndjekë këto ligjërata dhe ushtrime.

Shihemi të shtunën në ora 15:00 për ligjëratën e parë të vetëmbrojtjes në Termokiss!