07:54 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbahet Kuvendi zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës

Sot në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Rinor Kosovar – KYC organizon Kuvendin e 10-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Kjo ngjarje shënon 10 vjetorin e themelimit të KNK-së, e cila është strukturë përfaqësuese e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të vendit.

Pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi.