19:58 / E Diele, 26 Maj 2024 / FR

Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Turku të Finlandës.

Reçica, ka bërë të ditur se në këtë mbledhje kryetar u zgjodh Sadri Selimi dhe kryesia prej 13 anëtarëve.

Tutje shtoi se angazhimi i pandalshëm për shtrirjen e PDK-së në Mërgatë, dëshmon përkushtimin e partisë për të ruajtur lidhjet me mërgatën.

Postimi i plotë:

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Turku të Finlandës. 🇫🇮

Me këtë rast, kryetar u zgjodh Sadri Selimi dhe po ashtu kryesia prej 13  anëtarëve.

Puna dhe angazhimi i pandalshëm për shtrirjen e PDK-së në Mërgatë, dëshmon përkushtimin e partisë për të ruajtur lidhjet me mërgatën dhe për të angazhuar aktivisht anëtarët e saj kudo që ndodhen në përfaqësimin sa më dinjitoz në jetën politike të Kosovës.