Mbahet manifestimi i numrit unik emergjent 112
Në kuadër të manifestimeve të planifikuara për vitin 2018, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me UNDP-në, do të mbajë manifestim me rastin e ditës ndërkombëtare të numrit emergjent UNIK 112, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Realizimi i këtij manifestimi është planifikuar të realizohet në tri Komuna, Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan, duke i përfshirë edhe subjektet relevante: Policinë e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent, Kryqin e Kuq dhe disa nxënës nga Shkolla Fillore “ Afrim Gashi” nga Hajvalia, të cilët do të performojnë në sheshin “Skënderbe” në formën e një sleti.
Të gjitha shërbimet emergjente të lartcekura do të organizojnë nga një pikë prezantuese, senzibilizuese me njësi dhe pajisje vetanake duke përfshirë edhe materialin sensibilizues.