11:12 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Me fillim nga ora 14:30 sot pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate shtypi, duke sqaruar më tej  për secilën pikë veç e veç që do të trajohet gjatë këtij takimi.

Po ashtu kryesia do të bëjë përgatitjet për senacën e re, në mesin e të cilave pritet të jetë edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

IV. Përgatitjet për seancën e re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozimamendamentit kushtetues nr. 26,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Formimi i Komisionit sd-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet e tjera jo shumicë,

7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,

8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave

Të gjitha mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e COVIDIT-19.

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë një shtypi.

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja nga sheshi)