Mbahet takimi i katërt ndërministror i vendeve të Ballkanit Perëndimor
Bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perendimor, ishin çështjet kryesore të takimit të katërt të Ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Zhvillimit të Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë e FYROM, që u zhvillua të premten në Selanik.
Në kuadrin e ministrialit janë zhvilluar edhe takimet dy palëshe si ai që pati zv/ministrja e Jashtme Artemis Dralo me Ministrin plotësues të Jashtëm të Greqisë, Jorgos Katrouygalos, në të cilin këtë herë nuk janë diskutuar me hollësi çështjet që u përkasin marrëdhënieve mes dy shteteve, pasi janë pjesë e paketës që ndiqen nga ministri Bushati dhe për të cilat diplomatja shqiptare ka deklaruar se ka një vazhdimësi të plotë në diskutimet midis dy ministrive.
Ne jemi të bindur ka thënë Dralo, pasi po bëjmë të gjitha përpjekjet në detyrat që na ka dhënë Brukseli, se me mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së, vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.