08:25 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbahet tryeza “Sundimi i ligjit nga perspektiva e sektorit privat”

Efikasiteti i gjyqësorit ka rëndësi esenciale për rritje ekonomike dhe njëkohësisht është parakusht për funksionimin e tregut konkurrent.

Sundimi i ligjit, me theks të veçantë në drejtësinë komerciale është pjesë e rëndësishme e Agjendës së Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Pa paragjykuar këtë fakt, duhet përmendur Këshillin Gjyqësor të Kosovës që luan rol kyç për sa i përket funksionimit të gjyqësor. Iniciativat dhe reformat nga ky institucion reflektojnë drejtpërdrejt në sfidat e gjyqësorit.

Marrë parasysh këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës sot mban ngjarjen e radhës të titulluar “Intervistë me gjyqësorin: Sundimi i ligjit nga perspektiva e sektorit privat”, që do të mbledh: Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, të përcjellë nga paneli në përbërje prej: Alison Storsve nga Zyra Politike dhe Ekonomike e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Miranda Jolicoeur nga Zyra për Demokraci dhe Qeverisje e USAID dhe Isuf Zejna nga Demokracia Plus.