17:38 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mbani mobilin tuaj nën çarçafë? Ju jeni në rrezik të madh!

Një studim i kryer nga Projekti Pew Internet zbuloi se shumë njerëz nuk shkëputen nga telefoni edhe kur shkojnë në shtrat.

Përkatësisht, policia e Nju Jorkut paralajmëron se një zakon i tillë mund të ju rrezikojë.

Në manualet e përdoruesve të pajisjes theksohet se telefoni nuk duhet të mbulohet nga asgjë që mund të zvogëlojë rrjedhën e tij të ajrit.

Kjo ndikon në funksionimin e telefonit dhe mund të paraqesë rrezik zjarri ose madje edhe shpërthimi.