75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / k.v

Mbante 6 armë në shtëpi, policia e arreston pejanin

Hetuesit e Policisë në Pejë, pas një pune operative kanë arritur që të mërkurën ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin N.K., i cili dyshohet se ka bërë tregti me armë, për të cilat me herët posedonte lejen përkatëse nga institucioni kompetent.

I njëjti  kishte në posedim pesë armë të shkurta (pistoleta) dhe një armë të gjatë, pushkë gjahu, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit i  dyshuari është ndaluar për 48- orë./IndeksOnline/