10:37 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / C E

Mbappe festoi ditëlindjen e 23-të, mesazhi në këtë fotografi ngre shumë dyshime

Kylian Mbappé festoi ditëlindjen e tij të 23-të të hënën në mbrëmje me disa nga shokët e tij të PSG-së.

Ai u fotografua së bashku me Sergio Ramos, Juan Bernat, Sergio Rico, Ander Herrera, Achraf Hakimi, Rafinha, Keylor Navas. Marco Verratti, Georginio Ëijnaldum, Julian Draxler, Danilo apo edhe Alexandre Letellier.

Nga ana tjetër, Lionel Messi dhe Neymar nuk duken në asnjë foto të mbrëmjes, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi francez fryu qirinjtë e tij në një tortë të madhe, pothuajse më të madhe se ai, dhe iu ofrua veçanërisht një fanellë “Mbappé 2050”, një aludim për të ardhmen e francezit, kontrata e të cilit me Parisin do të përfundojë verën e ardhshme.

Goditja u bë nga Juan Bernat, krahu i majtë spanjoll. Një mënyrë për të ushtruar presion ndaj shokut të skuadrës? Apo një shaka kur e ardhmja e tij mund të shkruhet në anën e Real Madridit? Përgjigjet do t’i kuptojmë në javët e ardhshme. /IndeksOnline/