09:51 / E Martë, 20 Shtator 2022 / B O

Mbappe kërcënon publikisht Francën, Federata i përulet atij në reagim!

Dy muaj para Kupës së Botës 2022 në Katar, Federata Franceze e Futbollit (FFF) është zhytur në një situatë kaotike.

Kylian Mbappé ka bërë të ditur përmes një deklarate se nuk do të marrë pjesë sot në një fotosesion të Federatës pasi nuk ka arritur marrëveshje për kushtet e të drejtave të imazhit të futbollistëve.

Federata Franceze e Futbollit i është kundërpërgjigjur Mbappes me një tjetër deklaratë.

Organi francez ka njoftuar se do të rishikojë marrëveshjet në lidhje me të drejtat e imazhit të lojtarëve te “Les Blues”.

“Ne do të shqyrtojmë marrëveshjen e natyrshme për të drejtat e imazhit të lojtarëve, ne duam të arrijmë një marrëveshje që garanton interesat tona duke adresuar shqetësimet e lojtarëve” thuhet në reagimin e Federatës së Francës./Indeksonline/