23:08 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbappe nuk është “normal”, katër gola për 13 minuta

PSG ka “shkatërruar” Lyonin duke e mposhtur me rezultat 5-0 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Ligue 1.

Neymar shënoi golin e parë në minutën e nëntë nga penalltia.

Në pjesën e dytë në skenë doli Mbappe i cili shënoi katër gola për vetëm 13 minuta (61’, 66’, 69’ dhe 71’).

PSG është në vendin e parë në tabelë me 27 pikë pas nëntë ndeshjesh dhe së bashku me Juventus janë dy skuadrat e vetme në top pesshen e Evropës që kanë të gjitha fitore në ligë. /IndeksOnline/

Temat: