18:20 / E Martë, 23 Prill 2024 / Gj. Sh

Mbappe te Real Madrid, ky është detaji që mban “peng” firmën

Kylian Mbappe dhe Real Madrid janë të destinuar që të bashkohen sezonin e ardhshëm. Sulmuesi deklaroi se ky aktuali është sezoni i fundit në radhët e Paris Saint-Germain teksa mund të largohet me parametër zero nga parizienët.

Destinacioni më i mundshëm është Madridi dhe palët prej kohësh kanë nisur negociatat. Të gjitha po shkojnë në rrugë të mbarë dhe mediat zbulojnë se ka mbetur ende vetëm një detaj për t’u zgjidhur. Fjala është për të drejtat e imazhit të Mbappe, me lojtarin që pretendon t’i marrë për vete të gjitha të ardhurat si një shpagim për faktin se te Reali do të përfitojë një rrogë më të ulët se sa te Parisi.